SHBA 250 mln $ për mbrojtje nga
ndikimi rus, përfiton dhe Shqipëria

SHBA 250 mln $ për mbrojtje nga<br />ndikimi rus, përfiton dhe Shqipëria
Diplomacia ruse ka në fokus krizat politike në vendet e Ballkanit dhe deklaratat e saj për zgjedhjet në Maqedoni, aderimin e Malit të Zi në NATO dhe zgjedhjet e Kosovës, kanë qënë të ashpra dhe tendencioze.

Moska e cilësoi si radikalizim të politikës në Kosovë, faktin që fitues doli koalicioni i ish-UÇK-së, me në krye Ramush Haradinaj.

Afrimet e moskës me Ballkanin Perëndimor por edhe me vendet e lindjes kanë tërhequr vëmendjen e Senatit Amerikan, ku u propozuan një sërë masash nga senatori demokrat, Benjamin Cardin.

Ky propozim i Cardin vjen pak kohë pas depozitimit të rezolutës e cila kërkonte ndalimin e ndikimit të Moskës në zgjedhjet e disa vendeve, përfshi këtu edhe Shqipërinë.

Nisma e Benjamin Cardin, kërkon që  Senati të marrë një sërë masash për ndalimin e ndikimit rus në Europë dhe Euroazi, ku kërkohet që në buxhetet e viteve 2018-2019, SHBA të parashikojë një fond prej 250 mln dollarësh për të ndaluar ndikimin rus në zonat e sipërpërmendura.

Senatori Cardin parashikon që këto fonde të asistojnë në mbrojtjen e mekanizmave zgjedhorë nga sulmet kibernetike, në luftën kundër korrupsionit dhe në forcimin e shtetit të së drejtës.

Gjithashtu kërkohet që të rriten kapacitetet e shoqërisë civile, mediave, organizatave joqeveritare, që do të ndikojnë kundër ndikimit rus.

Vendet që do të përfitojnë nga ky fond janë, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bosnje-Hercegovina, Gjeorgjia, Moldavia, Serbia, Ukranina dhe vende të Euroazisë.

Redaksia Online
Er.K/Sghqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari