SHBA, 29 mln dollarë Shqipërisë
për një qeverisje të mirë

TIRANE- Qëveria shqiptare dhe ajo amerikane pritet që të nëshkruajnë një marrëveshje në ndihmë të zhvillimeve ekonomike si dhe për forcimin e shtetit të së drejtës në vend. Kontributi total që do të jepet nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID, i përllogaritur në arritjen e objektivave në afatin kohor 2013-2016 do të jetë 28.544.000 dollarë amerikanë.

Marrëveshja e ndihmës për objektiva zhvillimi ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për forcimin e shtetit të së drejtës, qeverisjen e mirë dhe krijimin e kushteve për një rritje ekonomike me bazë të gjerë të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse është miratuar në parim me vendimin nr.847 datë 27.9.2013 të Këshillit të Ministrave dhe nënshkruar në 30 shtator 2013.

Qeveria e SHBA duke vepruar nëpërmjet Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) ka ndërmarrë nismën për nënshkrimin e marrëveshjes së ndihmës e cila, me anë të kësaj marrëveshje palët parashikojnë të zbatojnë projekte me interes të përbashkët dhe për financimin e tyre. I akordohet qeverisë së Shqipërisë një grant që nuk tejkalon vlerën 9.906.291 dollarë amerikanë. Fushat e programit të kësaj marrëveshje janë pikërisht: shteti ligjor dhe të drejtat e njeriut, qeverisja e mirë, shoqëria civile, tregëtia dhe investimet, sektori financiar, konkurrueshmëria e sektorit privat si dhe mbështetja për programin.

Shkrimi u publikua sot (21.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)