SHBA - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Arizonas në SHBA, ku një tre-vjeçar ka vrarë aksidentalisht vëllain e tij 18 muajsh.

Fëmijët ndodheshin në shtëpinë e një mikeshe të familjes së bashku me mamanë e tyre.

Fëmijët ishin duke lozur në momenti kur tre-vjeçari ka gjetur një armë në shtëpi dhe ia ka vendosur në kokë vëllait më të vogël duke e qëlluar.

Sipas policisë së Arizonas arma nuk ishte e ruajtur mirë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)