Oficerët e policisë së Teksasit në Amerikë kanë zbuluar 39 migrantë ilegalë të fshehur brenda një kamioni frigoriferi.
Migrantët e shpëtuar janë nga Guatemala, El Salvadori dhe Meksika ndërsa autoritetet pohojnë se mund të kenë qëndruar aty për rreth 5 orë.
Policia ka arrestur në flagrancë shoferin Drew Christopher Potter i cili akuzohet për trafikim të qenieve njerëzore.
Nëse 33-vjeçari do të shpallet fajtor rrezikon të dënohet me 10 vjet burgim plus një gjobë prej 250 mijë dollarësh.
Në një deklaratë për mediat policia tha se në kamion ishin 28 meshkuj të rritur, 7 femra si dhe 4 të mitur të cilët u ndaluan dhe janë në paraburgim.
Kamera e cila filmon të gjithë ngjarjen është e vendosur mbi kokën e një prej oficerëve të policisë së Teksasit.
/Shqiptarja.com