SHBA,'Vdekja nga Kina', kritiku i
Pekinit emërohet shef i tregtisë

SHBA,'Vdekja nga Kina', kritiku i<br />Pekinit emërohet shef i tregtisë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump vijon të çudisë me zgjedhjet e tij.  

Emërimi më i fundit i manjatit në kabinet: Ekonomisti Peter Navarro i njohur si një kritik i hapur i Pekinit do të jetë në krye të Këshillit Kombëtar të Tregtisë së Shtëpisë së Bardhë.

Lajmi është konfirmuar pikërisht nga ekipi i tij i cili në 20 janar së bashku me Trump do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë.

Gjatë fushatës presidenciale,  Navarro 67 vjecar, i cili është profesor në Universitetin e Kalifornisë, ishte këshilltar i Trump.

Ai ka shkruar disa libra si “Luftërat e ardhshme me Kinën” dhe “Vdekja nga Kina”, në të cilët ai kritikon ashpër politikat kineze. 

Madje ia ka realizuar edhe një film dokumentar duke e përshkruar Kinën si një kërcënim dhe duke kundërshtuar dëshirën e Pekinit për të qënë fuqia dominante në Azi.

Gjatë fushatës,Trump e bëri tregtinë një çështje thelbësore dhe kritikoi disa marrëveshje të arritura me Kinën dhe Meksikën.

Sipas ekipit të Trump, emërimi i Navarros tregon vendosmërinë e presidentit të zgjedhur për të bërë sërish madhështor sektorin prodhues në SHBA,madje është cilësuar nga manajti si një ekonomist me vision.

Ndërkohë, shumë ekonomistë mendojnë se lëvizjet agresive kundër tregtisë kineze mund të sjellin një luftë tregtare.

Duket se marrëdhëniet me Kinën po tensionohen edhe më shumë duke patur parasysh këtu edhe raportet pasi Trump pati një bisedë me presidenten e Tajvanit, një provincë separatist të cilën Kina nuk e njeh dhe një hap të tillë Pekini e ka parë si provokim në raportet mes dy shteteve.

Redaksia Online
(e.m/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Barcelona fiton El Clasicon e parë të sezonit, Halaand i jep leksione Chelsea-s! Juve barazon, Motta: Chiesa duhet të gjejë një klub tjetër

Barcelona fiton El Clasicon e parë të sezonit, Halaand i jep leksione Chelsea-s! Juve barazon, Motta: Chiesa duhet të gjejë një klub tjetër