SHBA, 40 vjet burg
shqiptarit, vrau gruan

SHBA, 40 vjet burg<br />shqiptarit, vrau gruan
TIRANE- Një shqiptar me banim në SHBA është deklaruar fajtor për vrasjen e gruas së tij, Andoneta Nazarko, 41 vjece, dhe është dënuar me 40 vjet burg.

Leonard Nazarko i ka thënë dje gjyqtarit të një Gjykate në Miçigan se ishte penduar për vrasjen.

“Nuk e kam pasur kurrë për qëllim të shkatërroja familjen time.” Ka thënë Nazarko duke kërkuar dhe faljne nga fëmijët e tij. “U kërkoj falje fëmijëve të mi për gjithcka ka ndodhur” ka thënë Nazarko.

Ai është shpallur fajtor për vrasje të shkallës së dytë.

Vrasja ndodhi në dhjetor të 2009. Cifti Nazarko ishin prindër të dy fëmijëve njëri 11 dhe tjetri 16 vjec.

Sipas avokatit, Carl Marlinga, klienti I tij nuk ka pasur kurrë qëllim të vriste bashëshorten, prandaj dhe ai e kishte qëlluar në shpatulla dhe jo në vende ku mund ti shkaktonte vdekjen e menjëhershme. Megjithatë thika i ka prerë aortën Andonetës shkruan faqja online Detroit Free Press që transmeton lajmin.

Vrasja mësohet të ketë ndodhur pas një grindjeje me ciftit, pasi 41 vjecarja kishte kërkuar divorcin.

Avokatja mbron klientin duke thënë se Leonardo nuk donte ta vriste, ndërsa prokuroria u shreh e kënaqur me vendimin.
Dy fëmijët e ciftit nuk ndodheshin në seancë gjyqësore në momentin e dhënies së dënimit. Menjëherë pas vdekjes së nënës së tyre ata janë birësuar nga një familje tjetër.

Autoritetet policore deklaruan se Nazarko edhe para vrasjes së bashkëshortes së tij kishte tentuar t'i vinte zjarrin duke e lagur me benzinë, bashëshorten, por kishin ndërhyrë fëmijët. Vetë burri mohon ngjarjen e fundit.

Cifti kishin vetëm 7 muaj që jetonin në Chesterfield Township dhe në 1992 ishin martuar në Shqipëri.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Gjiknuri: Në 2021 vetëm 3 kandidatë thyen hersin, tani janë 40 mandate në lojë! Votimi me postë, hap me rëndësi! Gaboni rëndë se ka pazar Rama-Berisha

Gjiknuri: Në 2021 vetëm 3 kandidatë thyen hersin, tani janë 40 mandate në lojë! Votimi me postë, hap me rëndësi! Gaboni rëndë se ka pazar Rama-Berisha