New York-u është shteti më i goditur nga Covid-19 në SHBA, deri tani me 33,246 viktima dhe me pothuajse një milion të infektuar.
Por sipas një raporti të publikuar nga United Hospital Fund, 4200 fëmijë në New York kanë humbur të paktën njërin nga prindërit si pasojë e Covid-19.
Raporti, i botuar këtë muaj, kishte për qëllim të studionte ndikimin e sëmundjes te fëmijët. Deri në 23% e tyre janë vendosur në qendrat e përkujdesjes sepse kanë humbur kujdestarin e vetëm.
Ekipi krahasoi numrin e fëmijëve që pësuan vdekjen e një prindi nga virusi me shkaqet tjera të vdekjes gjatë të njëjtës periudhë katër mujore në 2018.
Rezultatet treguan se rreth 200 fëmijë humbën prindërit në aksidente me automjete dhe 1,050 për shkaqe të lidhura me drogën.
Rreth 1,500 prindër humbën jetën si pasojë e sëmundjeve të zëmrës dhe 1,700 humbën njërit nga prindërit për shkak të kancerit.
Sipas shifrave një në çdo 1000 fëmijë ka humbur njërin nga prindërit.
Studime të shumta kanë treguar se pandemia ka prekur në mënyrë disproporcionale njerëzit dhe komunitetet me ngjyrë.
Raporti zbuloi se një në çdo 600 fëmijë me ngjyrë në New York dhe një në çdo 700 fëmijë Hispanik kanë humbur një nga prindërit për shkak të COVID-19.
Ekspertët e shëndetësisë deklaruan se njerëzit me ngjyrë kanë më shumë të ngjarë të kenë mungesë të qasjes në kujdesin shëndetësor, probleme shëndetësore, të përdorin transportin publik dhe të punojnë në të ashtuquajtura ‘punë thelbësore’, duke i vendosur ata në rrezik më të lartë të ekspozimit ndaj virusit