WISCONS - Tre persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën, pasi një person hapi zjarr brenda një ndërtese ditën e djeshme në Brookfield, të shtetit të Wisconsin. Policia thotë se i dyshuari, i identifikuar si 45-vjeçari Radcliffe Haughton, u gjet më pas i vdekur në skenën e krimit, pasi kishte qëlluar edhe veten me armë. Një numër i madh policësh mbërritën në vendin e ngjarjes pasi dëshmitarët njoftuan se kishin parë një person me armë.

Të shtënat raportohet se nisën ditën e djeshme në orën 15:15 me orën lokale, ndërsa disa zona, përfshirë një qendër tregtare dhe një qendër spitalore u mbyllen në kohën kur policia po kërkonte të dyshuarin. Në fillim forcat e sigurisë dyshuan për prezencën e një sasie eksplozivi por më pas konfirmuan se nuk kishte asgjë të tillë.

Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë në të cilën Barack dhe Michelle Obama, luteshin për viktimat dhe familjet e tyre. Ky akt përbën rastin e dytë të të shtënave me armë në Wisconsin për këtë vit. Në gusht, një veteran i ushtrisë amerikane vrau gjashtë persona ndërsa përgatiteshin për të marrë pjesë në shërbimet kishtare.

(e.ç/shqiptarja.com)