Gjashtë nga dhjetë amerikanë nuk duan rizgjedhjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Shifra, e cila vjen pas shkarkimit të këshilltarit të sigurisë kombëtare John Bolton, del nga një studim i kryer nga ndërmarrja kërkimore Ssrs për CNN.
Katërmbëdhjetë muaj para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, 60% e amerikanëve pretendojnë se manjati nuk meriton të rizgjidhet ndërsa popullariteti i tij mbetet i pandryshuar në krahasim me mesin e gushtit: 39% e qytetarëve amerikanë miratojnë punën e tij ndërsa 55% nuk e gjykojnë pozitivisht mandati i tij në Shtëpinë e Bardhë.
Me makinën zgjedhore të aktivizuar tashmë, sondazhi i CNN shënon një pengesë të re për Trump. Në të njëjtën kohë, amerikanët janë shprehur se kishin besim më të madh te paraardhësit Barack Obama dhe George W.Bush: në tetor 2003, sipas një sondazhi të CNN / Gallup / USA Today, 52% donin që Presidenti Republikan të rizgjidhej, ndërsa në 2011 elektorati ishte i ndarë, 50% mendonte se Obama nuk ishte i denjë për një mandat të dytë.
Sondazhi i porositur nga CNN u përqendrua edhe në punën e Trump në Shtëpinë e Bardhë nga viti 2016 deri më sot: 45% e amerikanëve (pothuajse një në dy) mendojnë se Trump ka ndryshuar vendin për keq (+ 8% në krahasim me fillimin të vitit 2019) ndërsa 33% thonë se Presidenti ka përmirësuar kushtet e Shteteve të Bashkuara. Elektorati amerikan, sipas sondazhit, është polarizuar gjithnjë e më shumë: puna e manjatit kënaq 73% të votuesve republikanë (ishte 71% në shkurt) ndërsa shtatë demokratë nga dhjetë (69%) i konsiderojnë të dëmshëm politikat e Presidentit të SHBA.