SHBA, 600 mijë vizitorë tejkalojn afatet e vizave për të qëndruar ilegalisht

SHBA, 600 mijë vizitorë tejkalojn afatet e vizave për të qëndruar ilegalisht

Foto ilustruese

SHBA - Gjatë vitit 2017 mbi 606 mijë njerëz kanë tejkaluar afatet e vizave të tyre për të qëndruar këtu ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, përllogarit Departamenti i Sigurisë së Brendshme. E shprehur ndryshe, 1.15 për qind e mbi 52.6 milionë vizitorëve që supozohej se duhej të ishin larguar nga vendi deri në fund të 2017-s.

Pjesa më e madhe e tyre ishin 280.559 personat (përjashto kanadezët dhe meksikanët) që kishin hyrë në SHBA me viza biznesi apo turistike, sipas raportit më të fundit të qeverisë. Mes tyre, brazilianët zënë numrin më të lartë, me 31.912 vetë, të cilët besohet të jenë ende në SHBA në mënyrë të paligjshme; të ndjekur nga venezuelianët me 29.419, kolumbianët me 21.070, kinezët me 16.225 dhe indianët me 12.498 vetë.

Rreth 114 mijë të tjerë kanë shkuar në SHBA përmes programit të vizave të përkohshme, që u lejon shumicës së të ardhurve nga vendet përfituese që të hyjnë në SHBA për maksimumi 90 ditë pa pasur nevojë për një vizë.

Mirëpo shkelësit më të mëdhenj të kësaj kategorie ishin vizitorët nga Britania e Madhe, me 23.231 të dyshuar që ndodheshin ende në SHBA deri në fund të vitit fiskal 2017. Pas britanikëve radhiteshin francezët me 14.406 persona, spanjollët me 11.850 persona dhe italianët me 9.043 persona.

Si edhe nga ata që kanë qëndruar përtej afateve llogariten janë 93.073 kanadezë dhe 47.537 meksikanë.

Sipas raporti bëhet e ditur gjithashtu se 39.074 njerëz kanë qëndruar në mënyrë të paligjshme në SHBA, pasi kishin hyrë me viza studentore, deri në fundin e vitit të kaluar. Mes tyre, pjesën më të madhe e zënë kinezët, të ndjekur nga indianët, nigerianët, koreano-jugorët, brazilianët dhe sauditët.

Gjithsesi, numri total përfaqëson një rënie të vogël krahasuar me vitin paraardhës 2016, kur 628.799 vizitorë tejkaluan afatet e qëndrimit, shifër që përfaqësonte 1.25 për qind të rreth 50.4 milionë udhëtarëve që supozohej se duhej të kishin lënë vendin brenda atij viti.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit