Një ngjarje që mund të ishte kthyer në tragjedi, por në fakt ka nxjerrë në pah një hero dhe ai është 7-vjeçari  Eli Davidson nga Tenesi i SHBA. Një zjarr përfshiu shtëpinë ku një familje me dy fëmijë të vegjël ishin duke fjetur. Ata u zgjuan në mes të natës nga tymi, ndërsa flakët pothuajse kishin përpirë pjesën më ta madhe të shtëpisë.

Çifti Davidson arritën të shpëtonin djalin e tyre 7-vjeçar dhe të dilnin jashtë , por jo vogëlushen Erin 22 muajshe, e cila po flinte në dhomën e saj që ishte rrethuar nga zjarri.

Ka qenë i vëllai 7-vjeçar, i cili është futur nga dritarja e dhomës dhe ka tërhequr të motrën deri jashtë duke i shpëtuar jetën.

 "Unë isha i frikësuar, por nuk doja që motra ime të vdiste", tha vogëlushi.

Në kohën kur 20 zjarrfikës mbërritën në vendngjarje, shtëpia ishte përfshirë e tëra nga flakët, që fatmirësisht përfundoi pa të lënduar, por vetëm dëme materiale.