Sulmi ndodhi në tre vende të ndryshme, ndërsa një person i identifikuar si Cory Godbolt, u arrestua menjëherë nga policia, si i dyshuari kryesor për ngjarjen.
Autoritetet thonë se është ende herët për të shqyrtuar ndonjë motiv të mundshëm pas vrasjeve. Zv/shefi i sherifëve që vdiq gjatë sulmit quhet William Durr, 36 vjeç.
Pranë tij u gjetën edhe 3 gra të tjera të vdekura.
Ndërsa të shtënat e tjera ndodhën në vendin e quajtur Brookhaven, ku u gjendën trupat e dy meshkujve të rinj.
Skena e tretë e krimit ndodhi në lindje të Linkolnit, ku gjetën vdekjen një burrë dhe një grua.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com