SHBA/ 8.3 miliard dollarë për të luftuar COVID-19, Trump nënshkruan projektligjin e emergjencës

SHBA/ 8.3 miliard dollarë për të luftuar COVID-19, Trump nënshkruan projektligjin e emergjencës

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një projektligj emergjent që parashikon më shumë se 8 miliard dollarë fonde për t’u përballur me krizën në rritje të koronavirusit.

Pesë shtete amerikane, Merilendi, Kalifornia, Florida, Uashingtoni dhe Havai kanë shpallur gjendjen e emergjencës për shkak të virusit. Gjithsej në SHBA janë konfirmuar 230 raste infektimi dhe numri i të vdekurve ka arritur në 14.

Presidenti Trump kishte planifikuar ta nënshkruante projekt-ligjin gjatë një vizite në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Atlanta të shtetit Georgia. Por ai u tha gazetarëve se ekzistonin shqetësime për "një person që mund të ishte infektuar", dhe që punonte në këto qendra.

Presidenti Trump tha se personi në fakt ishte testuar negativ për koronavirusin dhe se ai ende shpresonte ta vizitonte agjencinë në një të ardhme.

“Ne kemi një numër shumë të ulët krahasuar me vendet e mëdha në të gjithë botën. Shifrat tona janë më të ulëta se kudo tjetër,” tha Presidenti Trump. “Ishte një problem i paparashikuar, erdhi papritur. Ne jemi duke u marrë me të,'' tha ai.

Fondet prej 8.3 miliardë dollarësh u miratuan thuajse njëzëri nga të dyja dhomat e Kongresit, me synimin për të qetësuar publikun dhe për të përshpejtuar reagimin e qeverisë ndaj virusit.

Legjislacioni që nënshkroi Presidenti Trump u siguron agjencive federale të shëndetit publik fonde për vaksinat, testet dhe trajtimet e mundshme si dhe ndihmon qeveritë e shteteve dhe ato lokale të përgatiten për t’iu përgjigjur kërcënimit të koronavirusit, që ka tronditur tregjet financiare, po krijon çrregullime në udhëtimet e njerëzve dhe ka kërcënuar ekonominë amerikane, e cila ka qenë në rritje të shpejtë prej një dekade.​

Një ndër qeveritë lokale që po përballet me koronavirusin është ajo në Montgomery të shtetit Merilend, jo shumë larg nga Shtëpia e Bardhë. Dje, Montgomery konfirmoi rastet e tij të para.

Zyrtarët e Kalifornisë shpallën gjendjen e emergjencës pas vdekjes së një personi nga koronavirusi.

Personi që vdiq ka të ngjarë të jetë ekspozuar gjatë një lundrimi me anijen Grand Princess, e cila udhëtonte nga Meksika për në San Francisko. Anija do të qëndrojë përballë brigjeve të San Franciskos.

"Anija nuk do të dalë në det, derisa të vlerësojmë siç duhet pasagjerët," thotë Gavin Neësom, Guvernator i Kalifornisë.

Ndërkaq, Sekretari amerikan i Shëndetësisë Alex Azar tha të enjten se një milion komplete testestimi për koronavirusin pritet të arrijnë këtë fundjavë në laboratorët e vendit.

Administrata e Presidentit Trump është bërë objekt kritikash për mungesat e kompleteve të testimit./VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ekzekutuan ndërtuesin Eduart Reçi, Vëllezërve Duka i gjejnë në magazinën e lokalit armë zjarri të dëmtuara e 6 silenciatorë

Ekzekutuan ndërtuesin Eduart Reçi, Vëllezërve Duka i gjejnë në magazinën e lokalit armë zjarri të dëmtuara e 6 silenciatorë