SHBA: 83% e rasteve të reja të infektimit janë me variantin Delta

SHBA: 83% e rasteve të reja të infektimit janë me variantin Delta

Foto ilustruese

Zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara kanë thënë se varianti Delta vazhdon të përhapet dhe vlerësohet se 83 për qind e rasteve të reja të infektimit me koronavirus, lidhen me këtë variant.

Kjo rritje është konsideruar dramatike nga po të njëjtit, pasi dy javë më parë me këtë variant ishin të infektuar rreth 50 për qind e rasteve të reja.

“Mënyra më e mirë për të parandaluar përhapjen e varianteve të koronavirusit, është që të parandalojmë përhapjen e sëmundjes, derisa vaksinimi është gjëja më e fuqishme që kemi”, ka thënë mjekja Rochelle Walensky, njëherësh drejtore e Qendrave për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Varianti Delta, është mutacion i koronavirusit që përhapet më lehtë se variantet tjera.

Fillimisht është identifikuar në Indi, mirëpo tani raste me të janë regjistruar në gjithë botën./REL

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda