Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë fillore në Kaliforni, ku një djalë 9-vjeçar ka qëlluar me armë dy fëmijë të tjerë të cilët fatmirësisht kanë mundur të shpëtojnë.
Ngjarja e rëndë vjen vetëm një ditë pasi dy adoleshentë mbetën të vrarë nga një bashkëmoshatar i tyre, i cili vdiq sot pasi kishte goditur edhe veten në kokë, në shkollën e Mesme "Saugus" po në Kaliforni
Të shtënat kanë ndodhur rreth orës 07:30 të mëngjesit të së enjtes, ndërsa policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme sportive të shkollës.
Sipas policisë, fëmijët kanë marrë plagë të lehta dhe fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Policia po heton për një lidhje të mundshme mes dy ngjarjeve.
Dy shkollat ndodhen vetëm 50 kilometra larg njëra tjetrës.
Skenat në dy shkollat të kujtojnë të shtënat masive të kohëve të fundit në disa shkolla në të gjithë Shtetet e Bashkuara, përfshirë masakrën në shkollën e mesme' Marjory Stoneman Douglas' në Parkland të Floridës, ku një ish-nxënës vrau 17 persona më 14 shkurt të vitit 2018.