Ai është president prej vetëm pak ditësh, e megjithatë që tani Donald Trump dhe stafi i tij janë përfshirë në një debat të ashpër me mediat amerikane.
Polemikat lidhur me mbulimin e ceremonisë së tij të betimit si presidenti i 45 i SHBA-ve, janë indikatorët e parë se si do të jetë kjo marrëdhënie me median.
Gjithçka nisi me fotografitë e publikuara nga disa media që tregonin një diferencë të madhe të pjesëmarrjes së qytetarëve gjatë ceremonisë së betimit të Trump, me atë të Obamës në 2009-ën.
Por administrata Trump ka reaguar me zemërim duke sfiduar tërësisht raportimet, ndërsa vetë presidenti I quajti gazetarët “mes qënieve njerëzore më të pandershme të planetit”. Pas kritikave të vetë shefit të Shtëpisë së Bardhë, vjen dhe deklarata e ashpër e shefit të stafit Reince Priebus. “Ekziston një mani e mirëfilltë për të delegjitimuar Presidentin, por nuk do të rrimë duarkryq e thjesht të pranojmë se çfarë thonë. Ne do të luftojmë çdo ditë dhëmbë për dhëmbë”, deklaroi Priebus.
Ndërkohë në deklaratën e parë për mediat, si sekretar I shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer dha edhe shifra lidhur me pjesëmarrësit, që disa prej mediave amerikane I kanë cilësuar si gënjeshtra.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.5%
-
E gabuar
40.3%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 3060
Lajme të tjera
-
Gazetari Doçi: Ahmetaj ka marrë 4 milionë euro për inceneratorët dhe i ndau me Metën, më pas sulmuan shokët pasi u prishën në pazare
21 Mars, 22:39
-
Pse nuk kemi shpresa të mëdha?
21 Mars, 22:37
-
Akuzat ndaj Ahmetajt/ Gazetari Doçi: Ditët në vijim SPAK mund të kërkojë arrestimin, do ndjekë rrugën e Llallës ose Tahirit! Avokati Çaça: Nuk akuzohet për diçka konkrete
21 Mars, 22:14
-
La Kristin, Keisi komenton marrëdhënien me djalin e aktorit: Nuk kishim kimi
21 Mars, 22:11
-
OKB i quajti ‘Beograd dhe Prishtinë’, Rama: Pse nuk është Kosovë-Serbi? Jepni sqarime menjëherë
21 Mars, 22:01
-
Aleanca ‘miqësore’ e Xi Jinping dhe Putin, si provokoi ‘fshehurazi’ në detaje Rusia gjatë vizitës së liderit kinez?
21 Mars, 21:54
-
FOTO/ Ky është Aqif Konesha, biznesmeni që mori 3 milionë euro tender nga Lefter Alla
21 Mars, 21:36
-
FOTOLAJM/ ‘Arrestohet’ Donald Trump, pamjet e montuara nga inteligjenca artificiale për ish presidentin e SHBA-ve bëjnë xhiron e rrjetit
21 Mars, 21:28
-
IMT Durrës del mbi vendimet e gjykatës! Kryeinspektori hakmerret, qytetari nuk i shiti shtëpinë
21 Mars, 21:23
-
Akuzat e SHBA, Kina kundërpërgjigjet nga Moska: S’kemi pasur gisht në krizën e Ukrainës, s’kemi furnizuar kurrë asnjë palë
21 Mars, 20:58
-
Fshihnin drogën brenda kutive të ilaçeve, çmontohet grupi kriminal që drejtohej nga shqiptari në Itali! 4 të arrestuar
21 Mars, 20:52
-
Xi Jinping bisedime me kryeministrin rus: Bashkëpunimin ekonomik pavarësisht sanksioneve, shkëmbimeve me vlerë 200 miliardë
21 Mars, 20:52