SHBA, agjenti zbulon
një terrorist kosova

SHBA, agjenti zbulon<br />një terrorist kosova
Një akt terrorist i është arritur të zbulohet dhe të parandalohet nga FBI në Tampa, të SHBA-së. FBI arriti të zbulojë dhe të arrestojë, para se të kryente një masakër, emigrantin nga Kosova, 25 vjecarin Sami Osmakac.

Osmakac u zbulua nga një agjent nën koperturë. Kosovari kërkoi të blinte një kallashnikov nga agjenti, të cilit i zbuloi edhe planin e tij duke i thënë që dëshironte të vdiste në “mënyrën islamike” pasi të sulmonte disa vende në jug të Tampa.

Osmakac ka nënshtetësinë amerikane dhe jeton në Pinellas Park. Agjentët zbuluan planin e kosovarit në shtator dhe pritën të grumbullonin prova të mjaftueshme për të kryer arrestin e të dyshuarit.

Hetimi pesë mujor kulminoi ditën e diel, me operacionin e forcave speciale për kryerjen e arrestit të të riut. Osmakac u vu nën arrest menjëherë pasi arriti të grumbullonte sasinë e eksplozivit që i nevojitej për të kryer atentatet terroriste.

Plani i Osmakac ishte të hidhte në erë zonën e klubeve të natës në Tampa, qendrën operative të policisë së Tampës dhe një biznes privat në jug të së njëjtës zonë. Ai do përdorte autobomba dhe një rrip të mbushur me eksplozivë.

Dënimi maksimal që kosovari mund të marrë është burg për jetë dhe një gjobë prej 250 mijë dollarësh.ah/Shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin