SHBA, agjentja e shërbimit sekret:
Nuk do ta mbroja kurrë Trump-in

SHBA, agjentja e shërbimit sekret:<br />Nuk do ta mbroja kurrë Trump-in
Kerry O'Grady, një prej agjenteve të shërbimit sekret të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është vendosur nën hetim nga shërbimet sekrete pasi kishte postuar në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, se nuk do ta mbronte kurrë presidentin Donald Trump, nëse ndaj tij do të bëhej një atentat.

O’Grady, në llogarinë e saj në Facebook, kishte postuar shumë statuse të tjera ku shprehte mbështetjen për ish kandidaten për presidente të SHBA-ve, Hillary Clinton.

Nga ana tjetër agjencia ka reaguar duke deklaruar se të gjithë agjentët e agjencisë janë në nivelet më të larta të sjelljes profesionale dhe etike.

Çdo akuzë për shkelje të rregullave personale dhe etike, çon në fillimin me shpejtësi të një hetimi nga ana e agjencisë”.

Shërbimet Sekrete të SHBA-së, janë agjencia prej së cilës është themeluar edhe Byroja Federale e Investigimit, ose si njihet ndryshe FBI.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi