Leonardo DiCaprio së bashku me kryetarin e fondacionit të tij Leonardo DiCaprio Foundation janë takuar me presidentin e zgjedhur të Amerikës, Donald Trump.
Takimi midis DiCaprio dhe Trump është zhvilluar në ambientet e Trump Tower në qytetin e New York dhe tema e takimit të tyre ka qenë rritja ekonomike nëpërmjet zhvillimit të punëve të përqëndruara në ruajtjen e ambientit.
Shefi ekzekutiv i fondacionit të aktorit, Terry Tamminen, ka deklaruar se DiCaprio është takuar me Trump, vajzën e tij Ivanka dhe një pjesë prej ekipit të Trump, ku kanë biseduar se si energjia e pastër mund të krijojë miliona vende pune.
Sipas “The New York Times”, aktori i cili është angazhuar prej disa kohësh tashmë në luftën kundër ndryshimeve klimaterike i ka dhuruar disa ditë para takimit mes tij dhe Trump, një kopje të dokumentari të tij i cili flet për ndryshimet klimaterike vajzës së Donald Trump, Ivanak Trump.
Redaksia Onine
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com