SHBA, aktorja Angelina Jolie,
kritikon presidentin Donald Trump

SHBA, aktorja Angelina Jolie,<br />kritikon presidentin Donald Trump
Aktorja Angelina Jolie, e cila mban postin e Ambasadores së Vullnetit të Mirë për Refugjatët në OKB, ka kritikuar ashpër dekretin e presidentit Trump, kundër refugjatëve nga 7 vende myslimane.

Aktorja e ka konsideruar  këtë dekret si diskriminues dhe racist ndaj refugjatëve, duke e cilësuar “si një ftesë për destabilitet, nga i cili po mundohemi të largohemi”.

"Nuk është në stilin tonë të diskriminojmë refugjatët duke i mbyllur dyert apo të bëjmë dallim mes tyre. Kjo nuk na bën ne një shtet më të sigurt", është shprehur Jolie në një shkrim për “New York Times”.

Gjithashtu Jolie është shprehur se emigrantët që largohen nga vendet myslimane të cilat gjenden në mes të konflikteve, kanë nevojë për më shumë shërbime shëndetësore dhe se të gjithë ata që kanë hyrë në SHBA, kanë kaluar nën filtrat e shumtë të agjencive që kujdesen për refugjatët.

Redaksia Online
D.T./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje