SHBA akuzon Sirinë për djegien
e të burgosurve në krematoriume

SHBA akuzon Sirinë për djegien<br />e të burgosurve në krematoriume
SHBA-ja ka akuzuar ditën e hënë Sirinë për vrasje masive të të burgosurve dhe djegien e trupave të tyre në krematoriume jashtë kryeqytetit të vendit.

DASH, ka thënë se çdo ditë rreth 50 të burgosur varen në burgun Sejdnaja dhe se më pas regjimi i Presidentit Bashar al-Assad i çon trupat në krematorium, me synimin për të mbuluar faktin e vrasjeve masive.

Jones tha se, “Shtetet e Bashkuara bisedojnë vazhdimisht me Rusinë lidhur me problemin që ka krijuar mosdënimin prej tyre të vrasjeve në Siri dhe toleranca e tyre ndaj krimeve në Siri. Ne i kemi bërë thirrje qeverisë ruse që të bëjë përgjegjës regjimin sirian për këto krime.”

I pyetur nëse Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e një sulmi të ri për të shkatërruar krematoriumin, diplomati Jones u përgjigj se, "siç ka thënë zoti Trump, SHBA-të nuk kanë për të dhënë sinjale për veprimet e tyre. Ne jemi duke folur për këto fakte, për t’ia bërë ato të njohura komunitetit ndërkombëtar, që ne shpresojmë se do të ushtrojë presion ndaj regjimit sirian, që ai të ndryshojë sjelljen.”

Grupet e të drejtave thonë se mijëra të burgosur janë torturuar dhe varur në burgun ushtarak jashtë Damaskut.

Në shkurt të 2017, “Amnesty International” tha se vrasjet masive kanë ndodhur çdo javë në burg mes viteve 2011 dhe 2015.

Siria nuk i është përgjigjur pretendimeve të fundit, por në të kaluarën ka mohuar fuqimisht çdo abuzim në burg.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë