“ABC News” anuloi të martën debatin presidencial të republikanëve pasi Nikki Haley tha se nuk do të merrte pjesë nëse ish-presidenti Donald Trump nuk do të ishte i pranishëm në të, duke e lënë guvernatorin Ron DeSantis kandidatin e vetëm të angazhuar në ngjarjen e së enjtes në Nju Hempshwr.
"Ne kemi patur pesë debate të shkëlqyera në këtë fushatë", tha zonja Haley ndërsa ajo bënte fushatë në Nju Hempshër. “Fatkeqësisht, Donald Trump i ka mashtruar të gjithë. Nuk ka ku të fshihet. Debati tjetër që do të bëj do të jetë me zotin Donald Trump ose me presidentin Joe Biden.”
Deklarata e saj u publikua një ditë pas zgjedhjeve paraprake në Ajova, në të cilat zoti Trump shënoi një fitore të thellë ndaj zonjës Haley dhe zotit DeSantis. Zonja Haley doli e treta, duke humbur ndaj guvernatorit të Floridës Ron DeSantis në garën për vendin e dytë në Ajova.
Gjatë fushatës në Ajova, zonja Haley u përpoq të bindë republikanët se ajo ofron shansin më të mirë të republikanëve për të mposhtur demokratin Joe Biden në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit, duke vënë në dukje të dhënat e anketimve, që e nxjerrin zonjën Haley me epërsinë më të madhe ndaj Presidentit Biden se sa kandidatët e tjerë republikanë.
“Qëllimi ynë ishte të organizonim një debat që do të pasonte zgjedhjet paraprake në Ajova, por ne e dinim që mbajtja e tij do të varej nga kandidatët dhe rezultati i garës”, tha në një deklaratë zëdhënësi i “ABC News”, Van Scott.
Vendimi i zonjës Haley mund të vë në dyshim edhe një debat tjetër në Nju Hempshër, që është planifikuar të organizohet nga rrjeti “CNN” të dielën./VOA
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
17.2%
-
Gafë
77.2%
-
Nuk e di
5.6%
Vota total: 377
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Presidenti amerikan Biden shton sanksionet për zyrtarët dhe ish-zyrtarët që destabilizojnë Ballkanin Perëndimor, ose që janë të përfshirë në korrupsion
8 Janar, 20:56
-
Ambiciet territoriale të Trump/ Krisafi: Janë synime serioze! Mund të rikërkojë shkëmbin territoresh mes Kosovës e Serbisë! Kamberi 'ç'kodon' mungesën e Zelenskyt në inaugurimin presidencial
8 Janar, 20:51
-
Blinken: Ideja e Trumpit që SHBA-ja ta marrë nën kontroll Grenlandën s’do të realizohet
8 Janar, 19:43
-
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë
8 Janar, 19:23
-
SHBA, Departamenti i Drejtësisë do të publikojë pjesën e raportit të Prokurorit të Posaçëm Smith për ndërhyrjen në zgjedhje
8 Janar, 18:05
-
‘U luftua korrupsioni!’ Shqipëria përzgjidhet për partneritet me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit! Do identifikohen kufizimet që pengojnë rritjen ekonomike
8 Janar, 16:39
-
Gaza/ Izraeli sulmon me avionë, 29 të vrarë, mes tyre 1 foshnje! Komandanti i IDF: Do detyrojmë Hamasin të lirojë pengje! Pritet vizita e të dërguarit special të Trump
8 Janar, 16:38
-
Zyrtari i lartë amerikan mbërrin në Tiranë: Bashkëpunim për forcimin e demokracisë dhe sigurisë
8 Janar, 15:53
-
Ambicia e Trump për Groenlandën, Franca: BE-ja nuk do të tolerojë sulme në kufijtë e saj
8 Janar, 15:12
-
SHBA, nisin homazhet për ish-presidentin Jimmy Carter
8 Janar, 14:50
-
VIDEO/ 40-vjeçari LeBron James mrekullon NBA, veprimi 'fluturues' mbi parket zbeh moshën mbi shpinë
8 Janar, 14:36
-
Refuzoi që Kanadaja të ishte shteti i 51 i SHBA-së, Musk për Trudeau: Vajzë, ti nuk je më guvernatorja e vendit
8 Janar, 14:22