SHBA: Armëpushimi i arritur për
Sirinë është një zhvillim pozitiv

SHBA: Armëpushimi i arritur për<br />Sirinë është një zhvillim pozitiv
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner, e ka cilësuar në një deklaratë si një zhvillim pozitiv, arritjen e marrëveshjes së armëpushimit për luftën civile në Siri.
 
“Lajmi për armëpushimin në luftën civile në Siri është një zhvillim pozitiv. Ne shpresojmë që ai do të implementohet dhe do të respektohet nga të gjitha palët. Çdo përpjekje për të ndalë luftën, ripërtëritje dhe zhvillimin e negociatave produktive politike, është e mirëpritur”, është shprehur Toner.
 
Toner është shprehur se është i nevojshëm një proces politik gjithpërfshirës i udhëhequr nga sirianët, për arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme të konfliktit.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, s’u lejuan të votonin me karta të skaduara, reagon Omonia

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, s’u lejuan të votonin me karta të skaduara, reagon Omonia