Arrestohen 5 persona të vetëquajtur anarkistë, të cilët kishin planifikuar të hidhnin në erë një urë në qytetin Cleveland në SHBA. Autoritetet e drejtësisë amerikane deklaruan se 5 të rinjtë e arrestuar vepronin të vetëm dhe nuk rezulton të jenë pjesë e ndonjë grupi apo rrjeti terrorist. Autoritetet amerikane të drejtësisë bënë të ditur se 5 të rinjtë janë mbajtur nën vëzhgim prej disa muajsh nga FBI.
Mbikqyrja ka nisur që në tetor të vitit 2011 kur një informator i FBI, bëri të ditur se gjatë një proteste në Cleveland, këta të rinj kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndërsa disa protestues nuk iu bindën aty për të kryer akte të dhunshme. Hetimet treguan se më pas 5 të rinjtë kishin planifikuar të shkonin në Cikago vend ku ishte vendosur fillimisht të mbahej takimi i G8-ës, i cili më pas u spostua në Camp David.
Objektiv i sulmit të tyre ishtë një urë mbi të cilën kalon një autostradë me 4 korsi, pranë parkut kombëtar të Brecksville, 15 milje larg Cleveland.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com