SHBA - Kredi dhe kërcënime për klientët e lokaleve të tyre - kjo ka qenë mënyra e përfitimit të mijëra dollarëve në Filadelfia të Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga një bansdë gjobvënësish.
 
FBI-ja ka mundur të shkatërrojë bandën e gjobvënieve dhe të arrestojë nëntë anëtarët e saj, ku shtatë prej tyre janë shqiptarë.
 
Ata quhen: Ylli Gjeli, i njohur si Uilli; Fatmir Mustafaraj; Gëzim Asllani; Rezart Telushi; Eneo Jahaj; Ardit Pone; Erion Murataj dhe George Markakis e Brian Jackson.
Anëtarët e bandës tashmë janë lënë në paraburgim, pas masës së sigurisë dhënë nga Gjykata Federale me akuzën e grabitjeve dhe shantazheve nëpërmjet huamarrjes.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se dy shqiptarët, Ylli Gjeli e Fatmir Mustafaraj, janë dhe drejtuesit e kësaj organizate kriminale, e cila ka lulëzuar për më tepër se një dekadë.

Në akt-akuzën prej 84 faqesh është shpjeguar dhe mënyra e funksionimit të bandës, që me anë të basteve arrinte në shuma deri në 800 000 dollarë, të cilat, nëse nuk iu paguheshin në kohën e caktuar dhe me interesa, kthehej në një tmerr për klientët. Atyre iu kërcënohej familja e deri dhe eliminime fizike.

Për të kryer veprimtarinë e tyre kriminale banda e drejtuar nga Gjeli dhe Mustafaraj përdorte bodrumin e “Lion Bar & Grill”. Tashmë ata rrezikojnë deri në 20 vjet burg.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com