SHBA/ Arrestohet gruaja në Washington e akuzuar si agjente ruse
Autoritetet amerikane arrestuan një grua ruse nën akuzat se ka vepruar si agjente e huaj për Qeverinë ruse.
Maria Butina
Autoritetet amerikane arrestuan një grua ruse nën akuzat se ka vepruar si agjente e huaj për Qeverinë ruse. Në dosjet e dorëzuara në gjykatën federale në Uashington, prokurorët thanë se Maria Butina, 29 vjeçe, ka punuar për të depërtuar në organizatat politike amerikane, përfshirë Shoqatën Kombëtare të Pushkëve, organizatë lobuese me ndikim të madh.
Butina ka zhvilluar lidhje të ngushta me Partinë Republikane dhe është bërë mbështetëse e të drejtave për armë, raportuan mediat amerikane. Avokati i saj, Robert Driscoll, tha klientia e tij nuk është "agjente", por “studente e marrëdhënieve ndërkombëtare, e cila po përpiqet të ndjekë karrierën në biznes". Sipas avokatit, Butina nuk ka bërë përpjekje të ndikojë ose të minojë ndonjë politikë, apo ligj të veçantë, apo Shtetet e Bashkuara.
Njoftimi për arrestimin dhe daljen para gjykatës së agjentes ruse, bëhet në ditën kur u takuan dy presidentët, Donald Trump dhe Vladimir Putin, kur veç temave të tjera u fol edhe për hetimin e agjentëve rusë që vepruan në SHBA, ndikimin e inteligjentes ruse gjatë zgjedhjeve në SHBA dhe involvimin e FBI-së në këto çështje.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3123
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument
27 Nëntor, 20:40
-
'Ajo duket e dehur', amerikanët të habitur nga gjendja e Kamala Harris në videomesazh: Mesa duket stafi i saj e urren (VIDEO)
27 Nëntor, 20:23
-
Trump nominon gjeneralin e pensionuar Kellogg si të dërguar për Ukrainën dhe Rusinë
27 Nëntor, 20:11
-
Ndahet nga jeta akitivisti shqiptaro-amerikan Prof. Sami Repishti, simboli i qëndresës ndaj torturave të komunizmit
27 Nëntor, 19:03
-
SHBA/ Kërcënime me bomba ndaj të përzgjedhurve të Trump për kabinetin e ri! Reagon FBI
27 Nëntor, 19:01
-
NBA/ Phoenix i jep leksion Lakers, Milwaukee 'shkelmon' krizën! Fitojnë Bulls e Rockets
27 Nëntor, 14:24
-
Javier Mascherano fiton garën me Sylvinhon, prezantohet zyrtarisht te Inter Miami
27 Nëntor, 13:53
-
Kina, Meksika dhe Kanadaja reagojnë ndaj kërcënimeve të Trumpit për tarifat tregtare
27 Nëntor, 13:17
-
Lufta në Ukrainë/ Trump zgjedh Kellogg si të dërguar special për Rusinë dhe Ukrainën
27 Nëntor, 07:48
-
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të filluar zyrtarisht transferimin e pushtetit
27 Nëntor, 07:13
-
Borrell: Europa të zbatojë mandat arrestin për Netanyahun! SHBA të veprojnë si të duan
26 Nëntor, 13:39
Ujku qimen nderron por zakonin se harron Duke qene agjent i KGB-se Putini eshte mjeshter per te pregatitur spiune dhe per ti cuar ne Anerike Europe Ballkan. Pikerisht kir ai tregohet paqesor, i dashur si u pa ne takimin me presidentin Donald Trump ta dini mire se jua ka futur spiunet brenda.
Përgjigju