SHBA/ Arrestohet e dyshuara që i dërgoi letrën me helm Donald Trump-it

SHBA/ Arrestohet e dyshuara që i dërgoi letrën me helm Donald Trump-it

Arrestohet një grua e cila dyshohet se ka dërguar një letër që përmbante lëndë helmuese Ricin në Shtëpinë e Bardhë.  

Sipas prestigjiozes amerikane CNN , gruaja mbante një pistoletë ndërsa u ndalua nga autoritetet.

Javën e kaluar, autoritetet kapën një paketë ricin e cila ishte dërguar në Shtëpinë e Bardhë.

Një zyrtar ka deklaruar se dyshohet se pakoja është dërguar nga Kanadaja, ndërsa prania e ricinit u konfirmua pas testeve.

Sakaq Byroja Federale e Hetimit dhe Shërbimi Sekret po hetojnë për të zbuluar se si është vendosur kjo paketë.

Ricin është një përbërje  toksike bimore  e përdorur në komplotet terroriste.

Ajo mund të përdoret në formë pluhuri ose acidi dhe  shkakton të përziera, të vjella dhe gjakderdhje të brendshme dhe mund të dëmtojë mëlçinë, shpretkën dhe veshkën gjithashtu mund të shkaktojë vdekje të përsonitv që bie në kontakt me të brenda intervalit kohor 36-72 orë. 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë