SHBA: Arrestohet "Joker"
Po përgatiste një masakë

SHBA: Arrestohet "Joker" <br />Po përgatiste një masakë
MARYLAND, Shba - Policia ndalon një tjetër person i cili vetëquhej "Joker", si vrasësi i Denverit. Neil Prescott po planifikonte një masakër në ndërmarrjen ku punonte, kjo pasi po e pushonin nga puna.

28-vjeçari kishte ndërmend të hidhte në erë gjithë sipërfaqen e punës dhe kishte deklaruar gjithçka rreth qëllimeve të tija.

Sipas BBC -së, djali mbante të veshur një bluzë në të cilën shkruhej: "Nuk janë armët që vrasin njerëzit, por unë."

Gjatë momentit të arrestimit mësohet se i riu nuk bëri rezistencë.

Në banesën e tij u gjet një arsenal armësh, rreth njëzet pushkë dhe pistoleta. Sipas autoriteteve, disa ditë përpara arrestimit të tij, Prescott kishte kërcënuar një nga drejtuesit e ndërmarrjes ku punonte. Ai iu ishte drejtuar me fjalët: "Dua të shoh trurin tënd të shpërndarë nëpër tokë."

Ndërkohë që po bëhen të gjitha analizat për gjëndjen mendore të 28-vjeçarit, forcat e rendit sqaruan se për momentin nuk ka asnjë lidhje me masakrën e Auroras.

(ed.ka/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij