Ata po ktheheshin nga një udhëtim në Diney Eorld kur mjeti u aksidentua. Shumë studentë u shpëtuan me helikopterë, ndërsa drejtuesi i autobusit humbi jetën.
Sipas amerikanes CBS News, të paktën 20 pasagjerë u plagosën, 5 prej të cilëve në gjendje të rëndë. Në autobus mësohet se ishin të paktën 45 persona.
Mbeten të paqarta shkaqet që çuan në këtë aksident të rëndë. Mediat amerikane shkruajnë se autobusë nga e njëjta kompani kanë qenë të përfshirë në të paktën 4 aksidente, në 2 vitet e fundit. Autoritetet kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com