SHBA, autobusi pa shofer pëson
aksident në ditën e parë të punës

SHBA, autobusi pa shofer pëson<br />aksident në ditën e parë të punës<br>
Një autobus i një lloji të ri, pa shofer, e ka nisur jo dhe aq mbarë ditën e parë të punës së tij në Las Vegas, pasi gjatë debutimit të tij në qytet u përfshi në një përplasje me një kamionçinë.

Gjatë incidentit në Las Vegas, autobusi ndaloi automatikisht në përpjekje për të evituar aksidentin, pasi sensorët e tij pikasën kamionçinën. Fatkeqësisht, kjo e fundit nuk ndaloi dhe u përplas me pjesën e përparme të autobusit.

“Nëse edhe kamionçina do të kishte pasur të njëjtët sensorë si autobusi, atëherë aksidenti do të ishte evituar”, thanë zyrtarët e qytetit. Mediet lokale raportuan se askush nuk u dëmtua në aksident. Autobusët pa shoferë në Las Vegas janë pjesë e një projekti pilot 12-mujor. Ata ofrojnë transport pa pagesë në një trajektore të shkurtër.

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online