SHBA, avionë bombardues
​supersonikë mbi gadishullin korean

SHBA, avionë bombardues<br />​supersonikë mbi gadishullin korean<br>
Në kuadër të stërvitjeve të përbashkëta midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Japonisë dhe Koresë së Jugut, mbi Gadishullin Korean, Forcat ajrore amerikane kanë dërguar bombardues supersonikë.

Fluturimet janë bërë mbrëmë, një ditë para nisjes së turneut të, Donald Trumpit në Azi.

Në njoftim theksohet se ushtrimi ishte pjesë e misionit të “pranisë së vazhdueshme të bombarduesve” në Paqësor dhe “nuk paraqet përgjigje ndaj çfarëdo ngjarjeje aktuale”.

Stërvitjet e përbashkëta të SHBA-së, Koresë së Jugut dhe Japonisë kanë sjellë reagimin e Koresë Veriore, e cila sot herët në mëngjes i ka dënuar këto ushtrime, duke i vlerësuar si “shantazh”.

Presiedenti Trump sot pritet të arrijë në Havai dhe prej nesër e fillon turneun aziatik, me këtë rast do vizitoj Japoninë, Korenë Jugore, Kinën, Vietnamin dhe Filipinet.

Në muajin korrik dhe shtator të këtij viti, Koreja Veriore ka testuar dy raketa ndërkontinentale, të cilat qartas mund të arrijnë në tokën e Shteteve të Bashkuara.

Presidenti Trump ashpërsoj tonet duke thënë se do të ketë “zjarr dhe ashpërsi” në përgjigje të kërcënimeve nga Koreja Veriore.

Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Vodhi një banesë, arrestohet 46-vjeçari

Shkodër/ Vodhi një banesë, arrestohet 46-vjeçari