VIDEOLAJM/ SHBA, avioni merr flakë pas uljes evakuohen pasagjerët

Një avion i ‘American Airlines’ u përfshi nga flakët pasi u ul në aeroportin e Denverit në SHBA.

Sipas Administratës Federale të Aviacionit, avioni Boeing 737-800, u nis nga aeroporti Colorado Springs për në Aeroportin Ndërkombëtar Dallas Fort Worth, por devijoi për në Denver pasi ekuipazhi raportoi një dridhje të motorit.

"Pas uljes dhe gjatë rrugës për në portë, një motor mori flakë dhe pasagjerët evakuuan avionin përmes rrëshqitësve", tha Agjencia Federale e Aviacionit.

Gjithsej 172 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit u evakuuan nga avioni dhe u zhvendosën në terminal.

Nuk është raportuar për lëndime të pasagjerëve ndërkohë që ata u evakuuan duke dalë në krahun e avionit. Agjencia e aviacionit njoftoi nisjen e një hetimi për incidentin.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Mars, 07:27

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?



×

Lajmi i fundit

Nis Botërori i Formula 1, McLaren shkëlqen në kualifikuese! Zhgënjen Ferrari, Hamilton: Ende s'jam përshtatur

Nis Botërori i Formula 1, McLaren shkëlqen në kualifikuese! Zhgënjen Ferrari, Hamilton: Ende s'jam përshtatur