SHBA, balona përfshihet nga flakët
në Teksas, humbin jetën 16 persona

SHBA, balona përfshihet nga flakët<br />në Teksas, humbin jetën 16 persona
16 persona kanë humbur jetën në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi një balonë është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Lockhart, në jug të qytetit Austin në orë 07:40 të mëngjesit me orën lokale të Teksasit, ku sipas mediave ndërkombëtare balona mori flakë pasi u rrëzua. 

Sipas sherifit Caldwell County nuk ka të mbijetuar nga kjo ngjarje e rëndë. 

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit do të marrë në dorë hetimin e shkaqeve të kësaj ngjarje ku mbetën të vdekur 16 persona.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë