Ban Ki-moon .
KOMBET E BASHKUARA (SHBA), 20 qershor /ATSH-AFP/ - Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon i kërkoi sot Këshillit të Sigurimit të vendoste një embargo për armët me destinacion Sirinë, në një fjalim ku dha detaje për një plan prej gjashtë pikash për zgjidhjen e konfliktit.
Në këtë fjalim para "Asia Society" në Nju Jork, ai i kërkoi gjithashtu të gjitha komuniteteve në Irak, shiit, sunit dhe kurd të punojnë së bashku për të ndaluar avancimin e shtetit islamik në Irak dhe në Levant (EIIL).
Ai ftoi qeverinë irakiane të pengojë të gjitha sulmet kundër sunitëve dhe të ndajë pushtetin.
"I kërkoj me forcë Këshillit të Sigurimit të vendosë një embargo mbi armët", deklaroi Ban, duke e gjykuar si papërgjegjshmëri që fuqitë dhe grupet e huaja të vazhdojnë të mbështesin kryengritësit.
"Nëse ndarja brenda Këshillit të Sigurimit vazhdon të pengojë një masë të tillë, i kërkoj vendit ta bëjë individualisht", shtoi ai.
"Fqinjët e Sirisë duhet të ndalojnë me forcë përdorimin e kufijve dhe hapësirave të tyre ajrore për dërgimin e armëve drejt Sirisë", shtoi ai./
/ec/