SHBA, Basha takon Ted Cruz: Mora
këshilla për të luftuar korrupsionin

SHBA, Basha takon Ted Cruz: Mora<br />këshilla për të luftuar korrupsionin
Gjatë vizitës në SHBA, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me senatorin Ted Cruz.
 
Kreu i PD, përmes një postimi në Facebook shprehet se mori këshilla nga senatori amerikan për të luftuar korrupsionin dhe forcuar drejtësinë.
 
"Dje kisha nderin te isha i ftuar në pritjen e organizuar nga Senatori Ted Cruz me të cilin pata një nga bisedat më mbresëlënëse.
 
Jurist i shkëlqyer, prokuror dhe avokat i suksesshëm i Shtetit të Teksasit dhe njohës i rrallë i politikave publike, ai më ofroi këshilla interesante për të luftuar korrupsionin dhe forcuar drejtësinë dhe mbeshtetje per projektin tim per nje Shqiperi te drejte dhe te mundesive per te gjithe.
 
Ted Cruz është vetë mishërimi i ëndrrës amerikane: me baba kubanezo-spanjoll dhe nënë irlandeze, i lindur në Teksas dhe i rritur në Kanada, sot është figura kyçe e Senatit dhe një ndër politikanët më të rëndësishëm të Amerikës. Kjo karrierë është e mundur vetëm në një vend të lirë dhe të hapur për të gjithë
' shprehet Basha.
 
Kreu i PD ndodhet në SHBA, pasi do të marrë pjesë nesër në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump.
 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës