Diplomatë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian kanë nisur bisedimet dyditore në Gjenevë me negociatorët iranianë.
Delegacioni i Iranit udhëhiqet nga dy zëvendësministrat Abbas Araqchi dhe Majid Takht-Ravanchi. Ndërsa Ekipi i SHBA-së udhëhiqet nga nënsekretari i Shtetit, William Burns, i cili ka udhëhequr negociatat sekrete midis SHBA-së dhe Iranit.
Ky i fundit ka ndihmuar në arritjen e marrëveshjes së përkohshme midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, nëntorin e kaluar.
Sipas kësaj marrëveshje, Irani ka frenuar disa aktivitete bërthamore në këmbim për lehtësimin e sanksioneve.
Bisedimet janë duke u mbajtur në prag të raundit të pestë të negociatave bërthamore midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, të planifikuara për 16 qershor në Vjenë.
Negociatorët, po bëjnë përpjekje për të finalizuar marrëveshjen e përhershme përpara 20 korrikut. Ndërkohë, Zëvendësministri i jashtëm iranian Araqchi, tha gjithashtu se Irani ndoshta do të mbajë bisedime të veçanta bilaterale me delegacionet nga Franca dhe Gjermania, para bisedimeve në Vjenë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com