SHBA-BE: Pranojmë ftesën e Metës
diskutim vetëm mbi draftin e Nuland

SHBA-BE: Pranojmë ftesën e Metës<br />diskutim vetëm mbi draftin e Nuland
Ambasadori i SHBA Donald Lu dhe ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin kanë pranuar ftesën e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta për t’iu bashkuar tryezës së diskutimeve për gjetjen e konsensusit për miratimin e Reformës në Drejtësi, por me një kusht, “Në rast se të gjitha partitë bien dakord, me mirëkuptimin se këto diskutime do të bazohen tek propozimi hibrid” thuhet në deklaratën për mediat.

Reagimi i ambasadës amerikane:
"Ambasadori Lu ka informuar Kryetarin e Parlamentit Z. Meta se e pranon ftesën e tij për t’iu bashkuar diskutimeve ditën e hënë, duke nënkuptuar se këto diskutime do bazohen mbi propozimin hibrid. Më 10 korrik, si qeveria ashtu edhe opozita u angazhuan përpara Ambasadores Nuland se negociatat e ardhshme do të bazoheshin vetëm mbi propozimin hibrid, i cili vë në zbatim plotësisht paragrafin 88 të Komisionit të Venecias dhe ka mbështetjen e OPDAT dhe EURALIUS."

Propozimi i zyrtares së lartë të SHBA, Victoria Nuland që ishte pak ditë më parë në Tiranë kishte në thelb miratimin e Reformës në Drejtësi me Vetingut e mbikëqyrur nga ndërkombëtarët. Viktoria Nuland u la në tryezë partive politike një formulë përmes të cilës ekspertët ndërkombëtarë kanë rol skualifikues në procesin e vetingut, çka përkthehet që në rastet e kandidaturave të papëlqyera nga ekspertët, ato të mund të skualifikohen pa u përfshirë fare në proces.
 
Reagimi i ambasadorja e BE:
Ambasadorja e BE në vijim të deklaratës pas pranimit të ftesës së Metës shpjegon edhe rolin e ndërkombëtarëve në procesin e Vetingut që do të jetë afatshkurtër, pasi thekson se qëndrimi afatgjatë i BE-së dhe SHBA-ve është se i gjithë pushteti vendimmarrës duhet të qëndrojë me autoritetet shqiptare.
 
“Ambasadorja është e gatshme të ofrojë pikëpamjet e BE-së rreth propozimit dhe përputhshmërisë së plotë të rolit të parashikuar për Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit me Opinionin e Komisionit të Venecias, si edhe me qëndrimin afatgjatë të BE-së dhe SHBA-ve se i gjithë pushteti vendimmarrës duhet të qëndrojë me autoritetet shqiptare”.
 
Ambasadorja Vlahutin shprehet se “Bashkimi Evropian ka mbështetur dhe lehtësuar si punën e ekspertëve, ashtu edhe negociatat politike për reformën në drejtësi që prej fillimit, për arsye se kjo reformë jo vetëm që kërkohet nga qytetarët shqiptarë, por edhe përbën një parakusht thelbësor për hapat e mëtejshëm të Shqipërisë për integrimin në BE”.
 
Në fund ambasadorja e BE e mbyllur deklaratën duke theksuar se përgjegjësia për këtë reformë është e autoriteteve shqiptare.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)