SHBA: BE të hap pa vonesa negociatat për anëtarësim të Tiranës dhe Shkupit

SHBA: BE të hap pa vonesa negociatat për anëtarësim të Tiranës dhe Shkupit

TIRANË- Shtetet e Bashkuara thonë se si Shqipëria ashtu edhe Maqedonia e Veriut meritojnë të ecin përpara në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit e rikonfirmoi qëndrimin amerikan për shërbimin maqedonas të Zërit të Amerikës, pasi Bullgaria tha se nuk do ta ndryshojë vendimin e saj për Shkupin deri në fund të vitit.

“Është kritike që BE-ja t’u qëndrojë angazhimeve të saj dhe kjo do të thotë hapje pa vonesë e negociatave për anëtarsim si me Maqedoninë e Veriut, edhe për Shqipërinë. Procesi i zgjerimit të BE-së nxit paqen, qëndrueshmërinë, demokracinë dhe mirëqenien në gjithë rajonin dhe vonesat e panevojshme janë shkurajuese për gjithë rajonin”, tha zëdhënësi.

Departamenti i Shtetit bëri thirrje për zhbllokimin sa më të shpejtë të situatës “për të konsoliduar përparimin drejt reformave të nevojshme dhe zhvillimit ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë angazhimin e afërt me BE-në për këtë çështje”, tha zëdhënësi.

Bullgaria tha se nuk do ta miratojë kornizën negociuese me BE-në për Maqedoninë e Veriut, por se është e gatshme ta bëjë një gjë të tillë për Shqipërinë, sipas shërbimitpër shtyp të qeverisë kalimtare bullgare.

“Bullgaria beson se Shqipëria është e gatshme të ecë përpara në rrugën drejt BE-së dhe është e gatshme të mbështesë miratimin e Kornizës negociuese për vendin dhe mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare”, qëndron në kumtesën e shërbimit për shtyp të qeverisë bullgare”, sipas qeverisë bullgare.

Qeveria e miratoi qëndrimin e Bullgarisë për pjesëmarrje në mbledhjen e Këshillit për Çështje të Përgjithshme më 14 dhjetor./VOA

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)