Garën mes kandidatëve demokratë në shtetin Wyoming e ka fituar Bernie Sanders. Me këtë fitore ai i ka dhënë një tjetër shtysë fushatës së tij elektorale në përballjen me ish Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton, përpara se gara t’i drejtohet lindjes së vendit.
Sondazhet e jepnin Sandersin që më herët si fitues në Wyoming, një shtet me të njëjtat tipare si ato që ai ka fituar më herët: rural, perëndimor dhe me popullsi kryesisht të bardhë.
Fitorja në Wyoming është e 8-a në 9 garat e fundit për Sanders dhe, megjithëse në shifra nuk kanë sjellë ndonjë ndryshim dramatik, përbëjnë një nxitje shumë të madhe morale drejt garës shumë të rëndësishme të 19 prillit në Nju Jork.
Në Wyoming, pavarësisht se mori 55% të votave, Sanders fitoi po 7 delegatë sa dhe Clintoni, e cila ruan avantazhin e saj prej thuajse 300 delegatësh.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com