SHBA , bilanc negativ i viktimave, 500,000 numri i vdekjeve nga COVID-19 (VIDEO)

Fushata intensive e vaksinimit kundër COVID-19 dhe masat e shumta kufizuese që po aplikohen në botë, nuk kanë ndaluar që Shtetet e Bashkuara t’i ofrohen një nivel rekord të viktimave nga koronavirusi.  Pothuajse 500 mijë amerikanë e kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë për shkak të Covid-19 në bazë të dhënave të qendrës së Universitetit Johns Hopkins.

Shifra e lartë vjen pasi SHBA po bëhen gati për të dalë nga vala e tretë e virusit. Rastet e reja, shtrimet në spital dhe viktimat kanë rënë dukshëm në javët e fundit, pas rritjes së theksuar në muajt e parë të dimrit.

Ndërsa, që në fillim të pandemisë e deri më tani, numri i të infektuarve në SHBA rezulton të jetë 28,1 milion.  Numri global i viktimave është afër 2.5-milion , edhe pse shifra reale besohet të jetë shumë më e lartë, ndërkohë që numri i të prekurve ka arritur mbi 111 milionë njerëz në të gjithë botën.

SHBA-ja është vendi i goditur më së keqi, ndërsa në Evropë vendet më të goditura janë: Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Spanja.

Zyrtarët shëndetësorë paralajmërojnë se pandemia nuk ka mbaruar ende dhe se shqetësim i veçantë janë variantet e reja të virusit - disa prej të cilave duket se përhapen më shpejt.

Ndërkohë që eksperti amerikan i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci në një intërvistë për CNN  deklaroi se është e mundur që amerikanët do të mbajnë maska edhe në vitin 2022. Megjithatë, mjeku amerikan pohoi se masat për të ndaluar përhapjen e coronavirusit do të relaksohen gjithnjë e më shumë ndërsa administrohen më shumë vaksina.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës