SHBA blindon Shqipërinë, ambasadorja: Jeni lider në Ballkan (VIDEO)

Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të jenë më të afta për të kryer detyrat e tyre falë bujarisë së qeverisë së Shteteve të Bashkuara, të cilat dhuruan 37 mjete të mbrojtura dhe rezistente ndaj pritave dhe kurtheve të minuara. Mjetet e blinduara të markës International MaxxPro MRAP (Mine ResistantAmbushProtected), do të përdoren nga strukturat e Forcave tona të Armatosura, të cilat janë pjesë e mbrojtjes kolektive të NATO-s.Në ceremoninë e dorëzimit të këtyre mjeteve, mori pjesë ministrja e Mbrojtjes OltaXhaçka, e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, LeylaMoses-Ones dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku.

Kjo paketë përkthehet në më shumë cilësi kapacitetesh, më shumë angazhime të përbashkëta dhe sigurisht në më shumë siguri si për vendin tonë ashtu edhe për aleancën. Armatimi i ri sipas standardit të NATO, paketa e re e automjeteve te blinduara HMMWV dhe MRAP që po ju shtohen inventarit të pajisjeve të FA-ve, po e ndryshojnë cilësisht realitetin e përditshëm të punëve të ushtarakëve tanë si dhe po rrisin dita –ditës performancën e tyre, gjatë ushtrimit të detyrave në teatrot e operacioneve ku marrin pjesë. Mjetet do të mundësojnë zgjerimin e spektrit të detyrave dhe misionit të trupave tanë dhe do të rrisin sigurinë e personelit sidomos ndaj minave dhe mjeteve shpërthyese të improvizuara, i cili konsiderohet tashmë si një prej kërcënimeve më të pranishme në mjedisin operativ”- u shpreh ministrja Xhaçka.

E ngarkuara me punë e SHBA në vendin tonë, LeylaMoses-Ones e cilësoi dhurimin e mjeteve të blinduara si ndihmë jo vetëm për vendin tonë, por edhe për Aleancën. Moses-Ones vlerësoi rolin e Shqipërisë në rajon dhe lidershipin aktual të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura, në forcimin e bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes. “Kjo aftësi e re e blinduar do të rrisë mbrojtjen e brendshme të Shqipërisë, do të forcojë krahun jugor të NATO-s dhe do të sigurojë fuqi vendimtare luftarake në NATO që mund të dislokohet në mbështetje të operacioneve globale. Ky është një tjetër shembull se si Shqipëria po rritet si një lider rajonal në Ballkan. Nën drejtimin e shkëlqyer të ministres Xhaçka dhe gjeneral Kollçakut, komunikimi dhe bashkëpunimi midis forcave tona ushtarake nuk ka qenë kurrë më i fortë ndërsa shpërndarja e këtyre automjeteve shënon përfundimin e një faze të bashkëpunimit tonë” tha ajo. 37 mjetet e blinduara dhuruar së fundmi, janë pjesë e paketës së ndihmës së qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Forcat tona të Armatosura. Mjetet e mbrojtura dhe rezistente ndaj pritave dhe kurtheve të minuara, kanë një ekuipazh prej 3-7 ushtarakësh.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zgjebsi: 04/04/2019 14:36

    Tipike albanistance edhe dhi e zgjebosur edhe bishtin perpjete.Per me teper jane te njejtet qe kendonjn kenge lavdie shokut stalin ose mao ce dumb sa here dhuronin automjete te kalbura zil,zuk,bç etj etj.Se jua ka pas borxh amerika me ju dhen autoblinda gratis e popull i keq ne themel.

    Përgjigju
    • Kafsha: 04/04/2019 18:00

      A t pshurrsha menjen qe e ke tek hashoja!

  • Te drejte si drapri: 04/04/2019 14:10

    Po naften qe na e marrin dhe nuk paguajne asnje takse pse nuk e reklamojne?400 milion euro ne vit eshte evazioni fiskal qe bejne kompanite amerikane e kanadeze ne shqiperi.shumezoji per te katen 10 vjet bejne 4 miliarde euro(vetem evazion)

    Përgjigju
  • xreport: 04/04/2019 13:17

    nuk tha jeni lider por do jete nje nga lideret ne ballkan. vazhdoni ti veni tituj provokues ose nxites rrajonal te rrisni emrin si tv. ke kujdes kush komenton mund te jete shume me i zgjuar se 95% e stafit tuaj.

    Përgjigju
  • Ilo: 04/04/2019 12:21

    Perse nuk dhurojne mjete te blinduara tanke apo atoblinda por vetem humwe apo kamione te pershtartur apo ju bie me lehte skrap ne Shqiperi sesa ne ShBA.

    Përgjigju
  • Vali: 04/04/2019 11:39

    Automjete te dalura jashte standartit American jan pastaj kto na dhurojn kshu automjetesh dhe na Marrin gjera mevler sa 100 fishi ktyre

    Përgjigju
  • Kritik: 04/04/2019 10:08

    O Ledi po mos u merzit more... Shiko anen e mire qe ata ushtarake do jene me te sigurte ne kto mjete te blinduara. Pastaj sa per karburant mos u merzit se kemi TAP-in afer dhe do i kthejm me gaz

    Përgjigju
  • Edi: 04/04/2019 09:36

    Faleminderit Amerikë ! Jeni më të mirët ! @Ledi, kënaqeni ndonjëherë, apo vetëm vrer gjithë kohën ? Shqiptarët thonë se kali i falur nuk shikohet nga dhëmbët.

    Përgjigju
  • Ledi: 04/04/2019 09:27

    Po qa na kan blindu Tallin bythen me ne u ka ra ma let Ameriks mei lan ne shqipri se sa mei dergu mbrapsht ne Amerik, pastaj ne smunt ti mbajm me benzin ato.

    Përgjigju
    • Kafsha: 04/04/2019 10:20

      A t pshurrsha menjen qe e ke ke hashua

    • Fredi: 04/04/2019 10:12

      Truthar, hahahahaha!

    • Arben Metani: 04/04/2019 10:08

      Pershendetje Ledi! Duke te falenderuar paraprakisht per mirkuptimin, nese me lejon, dua te them nje keshille per sa ke shkruajtur me siper. Eshte normale qe dikush perpara se te dhuroje dicka te shikoje interesat e veta ne radhe te pare. Mardheniet ndermjet shteteve nuk jane si mardheniet ndermjet personave qe ka rol te vecante dhe dashuria vellazerore si emocion individual, ato ndermjet shteteve jane vetem mardhenie interesi. Merre nje shembull praktik nga jeta jote: Ti do ti dhuroje komshiut tend nje makine Ford te 2019, po te kishe dhe nje tjeter makine Ford te 1995. Por komshiut qe eshte pa makine ajo i sherben shume, dhe aq me teper kur fqinjet e tjere kane akoma makina te 1980. Te pershendes!

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?