SHBA, bllokimi i emigrantëve 
gjykatësja 'ngrin' urdhërin e Trump

SHBA, bllokimi i emigrantëve <br />gjykatësja 'ngrin' urdhërin e Trump
Një gjykatë amerikane ka penguar përkohësisht deportimin e personave me viza, apo refugjatëve të bllokuar nëpër aeroporte pas urdhrit ekzekutiv të presidentit Donald Trump.

Manjati pezulloi  për 3 muaj lëshimin e viziave shteteasit që vijnë nga 7 vende me shumicë muslimane.  

Por një ditë më pas është pikërisht një gjykatës në New York i cili pezullon urdhërin ekzezutiv të Shtëpisë së Bardhë.

Vendimi i juristes Anne Donnolly i cili  është bazuar në ankesën që bëri Unioni amerikan për të drejtat civile, anulon një pjesë të urdhërit të Trump.  

Në bazë të urdhërit të ri të gjithë refugjatët dhe personat e tjerë e bllokuar në aeroportet e SHBA nuk do të  kthehen në vendet e tyre.  

Por gjykata gjithsesi nuk ka përcaktuar nëse të njëjtët persona të ndaluar do  lejohen në  SHBA, por as nuk ka lëshuar një vendim për kushtetueshëmrinë e urdhërit ekzekutiv të presidentit.

Urdhri i tij ekzekutiv ndaloi tërësisht programin amerikan për refugjatët, ndërsa vendosi gjithashtu një ndalim 90-ditor të hyrjes së shtetasve nga Irani, Iraku, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni. 

Pas vendimit të Trump më shumë se 100 apo 200 persona mbetën të bllokuar në aeroportet e SHBA duke shkaktuar protesta të shumta në terminalet.
Por edhe vendet e prekura nga udhëri i Trump ka ardhur përgjigjia. Irani ka vendosur të ndalojë në vend hyrjen e qytetarëve amerikanë, por edhe Iraku pritet të marrë të njëjtën masë.

Por disa shtete si Britania, Kanadaja, Zvicra apo Skocia kanë ofruar mbështethen për emigrantët e refuzuar.

Pavarsisht se Theresa May vizitoi SHBA kjo e fundit nuk është aspak dakort me vendimin e Trump  pasi ekziston frika se vendimit i manjatit mund të prekë edhe shtetasit britanikë që kanë 2 nënshtetësi.

“Të gjithë ata që arratisen nga vendet e luftës, dijeni se kanadezët do t’ju mirëpresin, nuk ka rëndësi se cili është besimi juaj, Diveristeti është forca jonë, Mirë se vini në Kanada” ishte ky mesazhi që dërgoi në Tëitter kryemnistri kanadez Justin Trudeau.

Në mbështetje të emigrantëve u shprehën edhe shumë personalitete të tjera si edhe ish rivalja e Trump Hillary Clinton themeluesi i FB Zuckenberg, CEO i Apple Tim Cook.

Ndërkohë Qendra Ligjore Kombëtare për Emigracionin ka deklaruar se do të padisë edhe presidentin Trump dhe sekretarin e Departamentit për Sigurinë e Brendshme për këto veprime. 

Sipas manjatit masat e reja synojnë të mbajnë larg Amerikës, terroristët islamikë.

Reagimi i Trump

“Vendi ynë ka nevojë për kufinj më të fortë dhe verifikime ekstreme. Shihni sec ndodh në Europë dhe në të gjithë botën, një rrëmujë e tmerrshme”në këtë mënyrë presidenti Trump i është përgjigjur reagimeve që shkaktoi urdhëri i tij për të bllokuar hyrjen e refugjatëve që vijnë nga 7 vendet e Lindjes së mesme.


[gallery]20810[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje