Shtetet e Bashkuara kanë çmontuar një 'botnet' të kontrolluar nga inteligjenca ushtarake ruse. Kështu ka bërë të ditur ministri amerikan i Drejtësisë Merrick Garland.

I ashtuquajturi `botnet është një rrjet kompjuterash që përdoren për të kryer sulme kibernetike, shkruan Corriere.

“Qeveria ruse kohët e fundit ka përdorur infrastrukturë të ngjashme për të sulmuar objektivat ukrainas”, tha Prokurori i Përgjithshëm. 

"Për fat të mirë, ne mundëm të bllokonim rrjetin përpara se ai të mund të përdorej sërish falë bashkëpunimit me partnerët tanë ndërkombëtarë," shtoi ai.


Lajmi kryesor:

OKB pezullon Rusinë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut! Kremlini: I motivuar politikisht! Gjenden 26 trupa nën rrënoja në Borodyanka! G7 sanksione të reja kundër Moskës