Shiu, bora dhe erëra të forta kanë përfshirë veriun e Amerikës dhe si pasojë e kushteve të vështira meteorologjike, janë mbyllur disa autostrada si dhe aeroporti ndërkombëtar, Minot.

Autoritetet vendase kanë lajmëruar që të shmangen udhëtimet në pjesën më të madhe të Dakotës Veriore. Shumë autostrada në Dakotën e Jugut dhe Dakotën e Veriut janë mbyllur për shkak se nuk janë të sigurta për tu përdorur.

dakota
 (Foto nga Dakota e Veriut)

Ndërkohë, shërbimi meteorologjik, ka lajmëruar se priten stuhi të bore të fuqishme  gjatë orëve në vazhdim.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com