SHBA, Bregu Lindor i mbuluar
me dëborë, në New York diell

SHBA, Bregu Lindor i mbuluar<br />me dëborë, në New York diell
Bregu lindor i Shteteve të bashkuara të Amerikës, vijon të jetë i mbuluar nga dëbora, pas stuhisë "Jonas", e cila goditi 12 shtete, në të cilat u shënuan reshje rekord dëbore. Por e kqja mesa duket ka kaluar dhe në New York, qyteti më i goditur orët e fundit, ka dalë sërish dielli.

Diell në New York
Më e keqja ka kaluar në New York dhe nesër është ora për t'iu rikthyer normalitetit. Pas reshjeve të dëborës, të cilat arritën ën qytete deri në 70 cm, i gjithë trafiku i bllokuar është liruar. Gradualisht pritet të hapen edhe metrotë dhe tunelet që lidhin Manhatan me pjesën tjetër të qytetit dhe New Jersey. Në Neë York llogariten 5 të vdekur, nga 19 viktima që la pas stuhia "Jonas".

diell

debora

Dëmet dhe viktimat
Ndërkohë që New Yorku, ia hodhi vetëm me disa dëme e viktima dhe jeton fillon normalisht, nuk është kështu në pjesën dërrmuese të bregut lindor, pothuajse i gjithi i paralizuar nga reshjet e mëdha të dëborës, të cilat shkaktuan edhe ndërprerjen e energjisë elektrike në mijëra familje.
Për këtë, Pentagoni, ka dërguar  rreth 2300 punonjës të Gardës Kombëtare në 12 shtetet e prekura nga stuhia. Numri më i lartë i ushtarëve, po operon në Virginia, ku në disa zona dëbora ka kaluar mbi një metër. ndërkohë ka nisur përllogartija e dëmeve. Sipas ekspertëve,dëmet në të gjitha shtetet e goditura nga stuhia e dëborës, llogariten në 850 milionë dollarë. Ndërsa bilanci i viktimave  aktualisht shënon 19 të tilla, 3 nga të cilët nga Grande Mela.



debora

Washingtoni nën dëborë
Kryeqyteti Washington D.C, që nga mesdita e së premtes vijon të jetë në gjendje emergjente. Pjesa mëe keqe e stuhisë është shënuar të shtunën, me dhjetra të plagosur dhe duma të mëdha bore dhe temperatura të ulta, deri në -20 gradë celcius.
Niveli i dëborës arriti deri në 57 cm. Metroja e Washingtonit e cila lidh shtetet e Virginias dhe Marylandit do të jetë e mbyllyr deri nesër. Situata është e rëndë edhe në baltimore me 64 cm dëborë. Stuhia po ashtu ka vënë në krizë edhe transportin ajror, me 19 mijë fluturime të pezulluara.

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Foto-Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA

Foto-Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA