SHBA, Bushati me përfaqësues të
diasporës:Përmirësojmë shërbimet

SHBA, Bushati me përfaqësues të<br />diasporës:Përmirësojmë shërbimet
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, i cili është në New York, për të marrë pjesë në Sesionin e 72- të të Asamblesë të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, ka takuar ditën e sotme përfaqësues të Diasporës Shqiptare në New York.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Zv. Kryeministri i parë e Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Në takimin e zhvilluar në New York, Bushati u ka premtuar përfaqësuesve të diasporës shqiptare përmirësim të shërbimeve ndaj tyre.

Gjithashtu Bushati ka folur edhe për sa i përket votës së emigrantëve, për të cilën ka thënë se do të nisi regjistrimi i shqiptarëve jashtë vendit, për tu mundësuar atyre votimin në zgjedhjet e 2021.

Një rëndësi e veçantë i është kushtuar edhe rolit të Ministrisë së Diasporës, e cila është një ministri e re dhe është prezantuar nga qeveria “Rama 2”, për  për ri-vitalizimin e marrëdhënieve me diasporën dhe angazhimin e saj aktiv në zhvillimet ekonomike dhe sociale të vendit.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011