SHBA, çifti homoseksual
adopton fëmijët shqiptarë

SHBA, çifti homoseksual <br />adopton fëmijët shqiptarë
TIRANE- Në 11 nëntor në Gjykatën e State Island, në New York bëhet ligjërimi i birësimeve të fëmijëve nga prindër amerikanë. Salla e gjyqtarit, Robert J. Gigante, është plot me të rritur dhe fëmijë. Për amerikanët që kanë pritur këtë ditë, nëntori nuk është vetëm koha e Ditës së Falenderimeve (festë kombëtare në SHBA), por edhe muaji i njohjes së birësimeve. Gjykatësi Gigante e festoi këtë festë duke ftuar prindërit që të mblidhen në sallën e gjyqit të kontesë Richmond. "Nuk gjë tjetër veç gëzimit dhe lumturisë kur familjet bashkohen"-thotë ai. "Shumë gjëra në këtë botë nuk janë të vazhdueshme, por adoptimi është". Familjarët qeshin, bëjnë fotografi dhe festojnë birisimin. Mes tyre edhe dy fëmijët nga Shqipëria, që prezantohen si Frank dhe Tereza Catalano, që të dy 9 vjeçarë, që janë adoptuar nga Peter DeLizzo dhe Anthony Catalano, pasi u takuan në Tiranë.
Në videon mbi 3 minuta, në minutën 2.25 shfaqen dy burra që mbajnë në prehër dy fëmijët shqiptarë. Janë ata, Peter DeLizzo dhe Anthony Catalano, një çift gay, që kanë birësuar fëmijët shqiptarë. "Kur i mban ata dhe shikon nevojat e tyre, ndikimi që mund të bësh në jetët e tyre, është vendimi më i mirë që ke bërë ndonjëherë"- thotë Anthony Catalano. U desh mëse një vit që të lundronte në sistemin ligjor në Shqipëri, por Peter dhe Anthony u kthyen sërish në SHBA në 2003 dhe "u bëmë një familje pikërisht këtu në sallën e gjyqit të gjyqtarit Gigante"- nënvizon Anthony.
BIRËSIMI
Si ka ndodhur që birësimi I dy jetimëve shqiptarë është bërë nga një çift homoseksualësh? Në këtë aferë të rëndë, ku janë përfshirë dy jetimë të vegjël shqiptarë, personazhi kryesor është Anthony Catalano, ish-këshilltar Juridik në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Pas një përvoje si prokuror i thjeshtë, Catalano nga Bruklini, do të gjente punën në Tiranë. Sipas dinamikës së ngjarjeve, për t'iu shmangur legjislacionit shqiptar, Catalano e ka bërë birësimin në emër të nënës dhe pasi mori vesh për këtë mashtrim, drejtuesit e ambasadës, që asokohe drejtohej nga ish-ambasadori Xhejms Xhefri e larguan menjëherë nga Shqipëria. Por bashkë me Catalanon Sh qipërinë do ta linin edhe dy jetimët shqiptarë.
Falë një ligji që ka lejuarvitet e fundit, që çiftet homoseksuale të adoptojnë fëmijë, cifti gay e ka bërë public bashkëjetesën edhe me dy fëmijët e mitur nga Shqipëria, të cilët sipas të gjitha gjasave mund të jenë nga veriu. Staten Island, është pjesë e shtetit të Nju Jorkut, ku ka edhe shumë arbëreshë të Italisë që emigruan nga Itali, por edhe shumë shqiptarë sidomos nga Dibra e Maqedonisë, dhe që falë afërsisë prej gjysëm ore me metropolin, shumica jetojnë në Staten Island dhe punojnë në Manhaten.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë