SHBA – Çmimi i naftës në bursën e Nju Jorkut arrin në 55,92 dollarë


NJU JORK, 24 dhjetor /ATSH-AFP/ - Çmimi i naftës ra sërish në Nju Jork, në shkëmbimet e ditës së sotme, që pritet të ketë ndryshime të tjera pas publikimit të përjavshëm të sasisë stok të arit të zi në SHBA.
Rreth orës 14:00 GMT, fuçia e "light sweet crude" (WTI) për livrimin në shkurt humbi 1,2 dollarë në "New York Mercantile Exchange" (Nymex) duke qëndruar përfundimisht në vlerën e 55,92 dollarëve.
Çmimet e naftës kanë rënë me rreth 50 për qind që prej qershorit, të prekura nga sasia e bollshme e ofertës, forcimit të dollarit dhe rënies së kërkesës.
Refuzimi në nëntor i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), nën presionin e Arabisë Saudite, për të mos ndryshuar prodhimin ndikoi edhe më shumë në çmimet e arit të zi në tregjet ndërkombëtare./
/G.S/  a.jor.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja