SHBA – Çmimi i naftës në rënie të lirë pas venimit të OPEC-ut për të mos ndryshuar sasinë e prodhimit

NJU JORK - Çmimi i naftës, i dobësuar nga vendimi i Organizatës së Vendeve Eksprotuese të Naftës (OPEC) për të mbajtur të njëtjën sasi prodhimi, ka rënë sot me më shumë se 7 dollarë në Nju Jork duke kaluar nën nivelin e 70 dollarë për fuçi në Londër.
Kjo rënie vjen si pasojë direkte e shpalljes nga OPEC-u i mbajtjes së tabanit të nivelit të prodhimit në 30 milionë fuçi në ditë, nivel ky i fiksuar prej tre vitesh, dhe ky vendim u mor pavarësisht rënies së fortë të çmimit që prej verës.
"OPEC-u do të vazhdojë të furnizojë botën me naftën e vetë me shpresën që të bllokojë prodhimin e naftës argjilore amerikane, bumi i të cilit kërcënon fuqishëm pjesët e tregut të anëtarëve të kësaj organizate", komentoi Phil Flynn i kompanisë "Futures Group".
"Ndonëse sekretari i përgjithshëm i OPEC-ut, Abdallah El Badri, garanton se nuk kërkon t'i dërgojë sinjale askujt, menaxherët e bursave e dinë se çdo të thotë. Kjo është një deklaratë për luftë mbi prodhimin, të gjitha letrat janë në tavolinë, dhe OPEC-u po luan ekzistencën e vetë", shtoi ai.
"Kjo duket si një fitore e plotë e Sauditëve dhe e aleatëve të tyre të Gjirit Persik", vlerësoi nga ana e tij, Michael Wittner, analist i banës "Société générale".
Ndryshe nga anëtarët e OPEC-ut, që përkrahin hapur një ulje të prodhimit, Arabia Saudite u shpre pro që të lihen të veprojnë mekanizmat e tregut.
Pra oferta do të qëndrojë e bollshme në tregun botëror dhe përballë një kërkese në rënie, kjo sasi e arit të zi bën që çmimet të bien, në një rënie prej më shumë se 35 për qind që prej qershorit.
"Ndonëse OPEC-u respekton nivelin e 30 milionë fuçive në ditë, ky vendim implikon një tepricë prej rreth 700 mijë fuçi në ditë në vitin 2015?, theksoi Tim Evans i "Citi"-t.
"Por nëse nëse merren parasysh edhe luhatjet sezonale të konsumit të energjisë në botë, kjo mund të sjellë një tepricë prej 1,2 milionë fuçi në ditë në tremujorin e parë", shtoi ai.
"Gjetja e blersëve që duan të marrin këtë tepricë dhe të magazinojnë mjaftueshëm rezerva kërkon një ule edhe më të madhe të çmimit", vazhdoi Tim Evans./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!