SHBA – Çmimi i naftës vazhdon rënien duke arritur 60 dollarë për fuçi


NJU JORK, 11 dhjetor /ATSH-AFP/ - Çmimi i naftës vazhdon rënien e tij për shkak të lajmeve negative mbi çmimin, prespektivës në rënie të kërkesës botërore dhe ofertës shumë të bollshme.
Sot në burësn e Nju Jorkut u regjistrua një çmim prej 60,53 dollarësh për fuçi, duke kapur nivelin më të ulët që prej korrikut 2009.
"Posht e më poshtë. Çmimi i arit të zi me sa duket ende nuk ka gjetur një dysheme" tha Matt Smith i "Schneider Electric".
Rritja e lajmeve negative për çmimin që ka prekur tregun e energjisë, sipas ekspertëve të "Commerzbank" do të ulë edhe më shumë çmimin për fuçi.
Në zemër të shqetësimeve të trgjeve mbetet rishimkimi në rënie nga OPEC-u i konsumit botëror të naftës.
Kjo organizatë e 12 vendeve që prodhojnë një të tretën e naftës në botë, parashikon një kërkesë prej 1,12 milionë fuçi në ditë për vitin 2015 kundrejt një kërkese prej 1,19 milion fuçi në ditë që është aktualisht./
/G.S/

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan